Koço Racin

Nji puntorit


E shkruajtur: 1936
Burim: Koço Racin, "Vjersha", „Nova Makedonija“, Shkup, 1967.
Përkthim: Lutfi Rusi
Përpunimi teknik: Xhejlan Veliu, Zdravko Saveski
Versioni në internet: Qershor 2019



Njeri të jesh, gjak të ngrohtë të kesh,
me krye të mendosh, me krahë të punosh
dhe prapë diçka i vdekun të jesh.
Gjatë gjithë jetës dit 'edhe natë
të mundohesh edhe të përpiqesh
dhe prapë të jesh i unshëm, i ngratë.

Puntor i përvujtun:
të mos kesh asgja, të vuejsh për gjithçka
e ti e vllaznit tuej të bani çdo gja!
Pallate të ndërtosh
nëpër izbe të jetosh
prej djepit deri në grop'
të jesh gjithnji rob.
Nga mundi tuej
të jetoj i huej!

O vlla! Pështye këtë jetë
me vllaznit tuej, me mundin tuej
zhdukeni këtë botë
dhe tjetër ndërtoni –
vllaznisht!



Arkivi Racinor në shqip

Nji puntorit në maqedonisht

Arkivi Marksistik në gjuhën shqipe

Arkivi Marksistik në gjuhën maqedonase