Tregues

 

V. I. Lenin

 

Tri Burimet dhe Tri Pjeset Perberese te Marksizmit

 

 


Edicioni i parė: Prosveshenie Nr. 3, mars 1913; nėnshkruar: V. I.
Burimi: V. I. Lenin. Vepra Tė Zgjedhura, Ne Tri Vėllime. Tiranė, «8 Nėntori», 1977. Vellimi I, fg. 36-41.
Ky publikim: Marxists.org, 10 Shkurt 2013.
Nė sajė tė: Juan Fajardo.


 

Nė mbarė botėn e qytetėruar doktrina e Marksit ngjall armiqėsinė dhe urrejtjen mė tė madhe tė tė gjithė shkencės iborgjeze (dhe zyrtare, dhe liberale), e cila e shikon marksizmin si njė farė «sekti tė dėmshėm». Dhe as qė mund tė pritet njė qėndrim tjetėr, sepse nė njė shoqėri tė ndėrtuar mbi luftėn e klasave nuk mund tė ketė shkencė shoqėrore «tė paanshme». Nė njė mėnyrė ose nė njė tjetkr, por e g jithė shkenca zyrtare dhe liberale mbron skllavėrinė e punės me mėditje, kurse .marksizmi i ka shpallur njė luftė tė pamėshirshme kėsaj skilavėrie. Tė presėsh njė shkenoė tė paanshme nė shoqėrinė e skllavėrisė sė punės me mėditje ėshtė njė naivitet po aq i marrė, sa edhe tė presėsh qė fabrikantėt tė jenė tė paanshėm kur vjen puna pėr tė vendosur nėse duhet shtuar paga e punėtorėve, duke pakėsuar fitimet e kapitalit.

Po kjo nuk mjafton. Historia e filozofisė dhe historia e shkencės shoqėrore na tregojnė nė mėnyrėn mė tė qartė se marksizmi nuk i ngjan aspak «sektarizmit» nė kuptimin e ndonjė doktrine tė mbyllur, tė ngurtė, tė lindur jashtė rrugės kryesore tė zhvillimit tė qytetėrimit botėror. Pėrkundrazi, gjithė gjenialiteti i Marksit ėshtė pikėrisht se ai u dha pėrgjegje problemeve, tė cilat i kishte shtruar me kohė mendimi pėrparimtar i njerėzimit. Doktrina e tij lindi si vazhdim i drejtpėrdrejtė dhe i menjėhershėm i doktrinės sė pėrfaqėsuesve mė tė mėdhenj tė filozofisė, tė ekonomisė politike dhe tė socializmit.

Doktrina e Marksit ėshtė e gjithfuqishme, sepse ėshtė e drejtė. Ajo ėshtė e plotė dhe e harmonishme dhe u jep njerėzve njė botėkuptim tė plotė, i cili nuk mund tė pajtohet me asnjė bestytni, me asnjė reaksion, me asnjė mbrojtje tė zgjedhės borgjeze. Ajo ėshtė trashėgimtarja e ligjshme e tė gjitha gjėrave mė tė mira qė ka krijuar njerėzimi gjatė shekullit XIX: e filozofisė gjermane, e ekonomisė politike angleze, socializmit francez.

Ne do tė ndalemi shkurtimisht pikėrisht mbi kėto tri bu-' rime dhe njėkohėsisht pjesė pėrbėrėse tė marksizmit.

I

Filozofia e marksiznut ėshtė materializmi. Gjatė gjithė historisė moderne tė Evropės, dhe sidomos nė fund tė shekullit XVIII, nė Francė, ku u zhvillua beteja vendimtare kundėr ēdo. vjetėrsie mesjetare, kundėr ,buikrobėrise nė institucionet dhe nė idetė, materializmi u tregua si e vetmja filozoli konsekuente, besnike ndaj tė gjitha mėsimeve tė shkencave tė natyrės, armike e bestytnive, e fanatizmit fetar etj. Pėr kėtė arėsye armiqtė e demokracisė janė munduar me tė gjitha forcat ta «hedhin poshtė», ta minojnė, tė shpifin kundėr materializmit dhe kanė mbrojtur fonmat e ndryshme tė idealizmit filozofik, i cili gjithmonė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbron ose pėrkrah fenė.

Marksi dhe Engelsi e kanė mbrojtur me vendosmėrinė mė tė madhe materializmin filozofik dhe kanė shpjeguar mė shumė se njė .herė se ēdo shmangje nga kjo bazė ėshtė thellėsisht e gabuar. Nė mėnyrėn mė tė qartė dhe tė hollėsishme pikėpamjet e tyre janė parashtruar nė veprat e Engelsit: «Ludvig Fojerbahu» dhe «Anti-Dyring», tė cilat — ashtu si «Manifesti komunist» — janė libra tė domosoloshėm pėr ēdo punėtor tė ndėrgjegjshėm.

Po Marksi nuk u ndal nė materializmin e shekullit XVIII, por e ēoi pėrpara filozofinė. Ai e pasuroi atė me fitoret e filozofisė klasike gjermane, sidomos tė sistemit tė Hegelit, i cili, nga ana e vet, ēoi nė materializmin e Fojerbahut. Kryesorja nė vargun e kėtyre fitoreve ėshtė dialektika, d.m.th. teoria e zhvillimit nė trajtėn e saj mė tė plotė, mė tė thellė dhe mė tė lirė nga njėanėsia, teoria mbi relativitetin e dijes njerėzore, qė na jep njė pasqyrim tė materies nė zhvillim tė vazhdueshėm. Zbulimet mė tė fun.dit tė shkencave tė natyrės — radiumi. elektronet, shndėrrimi i elementeve — e vėrtetuan mė miri materializmin dialektik tė Marksit nė kundėrshtim me teoritė e filozofėre borgjezė qė janė kthyer «pėrsėri» nė idealizmin. e vjetėr dhe tė kalbur.

Duke e thelluar dhe duke e zhvilluar materializmin filozofik, Marksi e ēoi atė deri nė fund, e shtriu njohjen e tij tė natyrės mbi njohjen e shoqėrisė njerėzore. Materializmi historik i Marksit ka qenė njė nga fitoret mė tė mėdha tė mendimit shkencor. Vendin e kaosit dhe tė arbitraritetit, qė kishin sunduar deri atėherė nė pikėpamjet mbi historinė dhe politikėn, e zuri njė teori shkencore ēuditėrisht .e plotė dhe e harmonishme, e cila tregon se si nga njė formė e jetės shoqėrore, si pasojė e rritjes sė forcave prodhuese, zhvillohet njė formė tjetėr, mė e lartė, — si, pėr shembull, nga bujkrobėria lind kapitalizmi.

Po ashtu sikundėr njohja e njeriut pasqyron natyrėn qė ekziston pavarėsisht prej tij, d.m.th. materien nė zhvillim, ashtu edhe njohja shoqėrore e njeriut (d.m.th. pikėpamjet dhe teoritė e ndryshme filozofike, fetare, politike etj.) pasqyron rendin ekonomik tė shoqėrisė: Institucionet politike janė njė superstrukturė mbi bazėn ekonoMike. Ne e shohim, pėr shembull, se si format e ndryshme politike tė shteteve tė sotme evropiane shėrbejnė pėr ta forcuar sundimin e borgjezisė mbi proletariatin.

Filozofia e Marksit ėshtė materializmi filozofik i pėrsosur, i cili i dha njerėzimit, dhe sidomos klasės punėtore, njė armė tė fuqishme tė njohjes.

II

Pasi konstatoi se rendi ekonomik ėshtė baza mbi tė cilėn ngrihet superstruktura politike, .Marksi vėmendjen mė tė. madhe ja kushtoi studimit te kėtij rendi ekonomik. Vepra kryesore e Marksit — «Kapitali» — i kushtohet studimit tė rendit ekonomik tė shoqėrisė sė kohės sė tij, d.m.th. tė shoqėrisė kapitaliste.

Ekonomia politike klasike para Marksit lindi nė Angli — nė vendin kapitalist mė tė zhvilluar. Adam Smithi dhe David Rikardoja, duke studjuar rendin ekonomik, hodhėn themelet e teorisė, sipas sė cilės vlera lind nga puna. Marksi e vazhdoi veprėn e tyre. Ai e argumentoi kėtė teori nė mėnyrė rigoroze dhe e zhvilloi nė mėnyrė konsekuente. Ai tregoi se vlera e ēdo malli pėrcaktohet nga sasia e kohės sė punės shoqėrisht tė domosdoshme, qė harxhohet pėr prodhimin e kėtij malli. Aty ku ekonomistėt borgjezė shihnin marrėdhėnje midis sendesh (kėmbim i njė malli me njė mall tjetėr), aty Marksi zbuloi marrėdhėnje midis njerėzve. Kėmbimi i mallrave shpreh lidhjen ckė ekziston midis prodhuesve tė veēantė nėpėrmjet tregut. Paratė tregojnė se kjo lidhje bėhet gjithnjė mė e ngushtė, duke lbashkuar nė mėnyrė tė pazgjidhshme gjithė jetėn ekonomike tė..prodhuesve tė veēantė nė njė tė tėrė tė vetme. Kapitali ėshtė zhvillimi i mėtejshėm i kėsaj lidhjeje: fuqia punėtore e njeriut bėhet mall. Punėtori me mėditje ja shet fuqinė e vet punėtore pronarit tė tokės, tė fabrikave, tė veglave tė punės. Njė pjesė tė ditės punės punėtori e pėrdor pėr tė pėrballuar shpenzimet e nevojshme pėr tė mbajtur veten dhe familjen e vet (paga), dhe pjesėn tjetėr tė ditės punėtori punon falas, duke krijuar mbivlerėn pėr kapitalistin, b-urimin e fitimit, burimin e pasurisė sė klasės sė kapitalistėve.

Teoria e mbivlerės ėshtė guri themeltar i teorisė ekonomike tė Marksit.

Kapitali, i krijuar me punėn e punėtorit, e shtyp punė torin duke i rrėnuar pronarėt e vegjėl dhe duke krijuar ush trinė e tė papunėve. Nė industri fitorja ,e prodhimit tė mad tė bie menjėherė nė sy, po edhe nė bujqėsi ne shohim tė njėjtin fenomen: epėrsia e bujqėSisė sė madhe kapitaliste shtohet, zgjerohet pėrdorimi i maqinave, ekonomia fshatare bie nė kthetrat e kapitalit monetar, bie poshtė e mė poshtė dhe rrėnohet nėn peshėn e teknikės sė saj tė prapambetur. Nė bulqėsi format e rėnjes sė :prodhimit tė vogėl ndryshojnė, por vetė kjo rėnje ėshtė njė fakt i padiskutueshėm.

Duke e mundur prodhimin e vogėl, kapitali ēon nė rritjen e rendimentit tė punės dhe nė krijimin e pozitės monopoliste tė bashkimeve tė kapitalistėve mė rtė mėdhenj. Vetė prodhimi bėhet gjithnjė mė shoqėror, — qindra mijėra dhe miliona punėtorė lidhen nė njė organizėm .ekonomik tė drejtuar me plan, — kurse produktin e punės sė pėrbashkėt e pėrvetėson njė grusht kapitalistėsh. Shtohen anarkia nė prodhim, .krizat, gara e.tėrbuar pėr tė siguruar tregje, pasiguria e jetesės sė masės, sė popuIlsisė.

Duke i bėrė punėtorėt gjithnjė mė tė varur nga kapitali, rendi kapitalist krijon fuqinė e madhe tė punės sė bashkuar. Marksi .e ka ndjekur zhvillimin e kapitalizmit qė nga embrionet e para tė ekonomisė sė mallrave, qė nga kėmbimi i thjeshtė deri te format e tija mė tė larta, deri te prodhimi i madh.

Dhe eksperienca e tė gjitha vendeve kapitaliste, si tė vjetra, ashtu edhe tė reja, ua tregon qartė nga viti nė vit njė numri mė tė madh punėtorėsh saktėsinė e kėsaj teorie tė Marksit.

Kapitalizmi ka fituar nė gjithė botėn, por kjo fitore ėshtė vetėm praku i fitores sė punės mbi kapitalin.

III

Kur u pėrmbys bujkrobėria dhe doli nė dritė shoqėria «e lirė» kapitaliste, — u duk menjėherė se kjo liri s'ishte veēse njė sistem i ri shtypjeje dhe shfrytėzimi tė punonjėsve. Teori tė ndryshme socialiste filluan menjėherė tė lindnin si pasqyrim i kėsaj shtypjeje dhe si protestė kundėr saj. Po socializmi fillestar ishte njė socializėm utopist. Ai e kritikonte shoqėrinė kapitaliste, e dėnonte atė, e mallėkonte, ėndėrronte pėr zhdukjen e saj, thurte ėndrra pėr njė rend mė tė mirė, mundohej t'i bindte tė pasurit se shfrytėzimi ishte irrhoral.

Po socializmi utopik nuk ishte nė gjendje tė tregonte rrugėn e vėrtetė tė daljes. Ai nuk dinte as tė shpjegonte thelbin skIlavėrisė me mėditje nė kapitalizėm, as tė zbulonte ligjet zhvillimit tė tij, as tė gjente atė forcė shoqėrore, e cila mund tė bėhet krijuesja e shoqėrisė sė re.

Ndėrkohė revolucionet e stuhishme, qė shoqėronin rėnjen feudalizmit dhe tė bujkrobėrisė, kudo nė Evropė; dhe sidomos nė Francė, tregonin nė mėnyrė gjithnjė mė tė qartė se baza e tė gjithė zhvillimit dhe forca e tij lėvizėse ishte lufta e klasave.

Asnjė fitore e lirisė politike mbi klasėn e bujkrobėruesve nuk u arrit pa hasur nė njė rezistencė tė dėshpėruar. Asnjė vend kapitalist nuk u organizua nė baza pak a shumė tė lira, demokratike, pa luftė pėr vdekje midis klasave tė ndryshme tė shoqėrisė kapitaliste.

Gjenialiteti i Marksit ėshtė se ai diti mė parė se tė gjithė tė nxirrte nga kjo dhe ta zbatonte nė mėnyrė konsekuente konkluzionin qė na mėson historia botėrore. Ky konkluzion ėshtė teoria e luftės sė klasave.

Njerėzit kanė qenė kurdoherė dhe kurdoherė do tė jenė viktima naive tė m,ashtrimit dhe tė vetėmashtrimit nė politikė, derisa tė mėsohen qė prapa frazave, deklaratave dhe premtimeve tė ndryshme morale, fetare, politike dhe sociale tė shohin interesat e kėtyre ose atyre klasave. Pėrkrahėsit e reforrnės dhe tė pėrmirėsimeve do tė gėnjehen gjithmonė nga mbrojtėsit e sė vjetrės, derisa ta kenė kuptuar se ēdo institucion i vjetėr, sado barbar dhe i kalbur tė duket, mbahet mė kėmbė nga forcat e kėtyre ose atyre klasave sunduese. Dhe pėr tė thyer rezistenoėn e kėtyre klasave ka vetėm njė mjet: tė gjenden nė vetė atė shoqėri qė, na rrethon, tė edukohen dhe tė organizohen pėr luftė ato forca, tė cilat mund — dhe nga gjendja e tyre shoqėrore duhet — tė pėrbėjnė njė forcė tė aftė t'i vėrė fshesėn sė vjetrės dhe tė krijojė tė renė.

Vetėm materializmi filozofik i Marksit i tregoi proletariatit rrugėn pėr tė dalė n.ga ajo skllavėri shpirtėrore, nė tėj cilėn kanė qenė zhytur deri tani tė gjitha klasat e shtypural Vetėm teoria ekonomike e Marksit e ka sqaruar gjendjen e vėrtetė tė proletariatit nė sistemin e pėrgjithshėm tė kapitalizmit.

Nė gjithė botėn, qė nga Amerika deri nė Japoni dhe qė nga Suedia deri nė Afrikėn Jugore, organizatat e pavarura tė proletariatit po shumėfishohen. Ai po mėson dhe po edukohet, duke zhvilluar luftėn e vet klasės, ai po ēlirohet nga paragjykimet e shoqėrisė borgjeze, ai po bashkohet gjithnjė mė shumė dhe po mėsohet t'i masė sukseset e veta, ai po i kaht forcat e veta dhe po rritet nė mėnyrė tė papėrmbajtshme.